Arte

PIKTURA E DITËS: Lini (2022) - i piktorit Agron POLOVINA, pjesë e EKSPOZITËS që do të çelet nesër në Pogradec

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: Lini (2022) - i piktorit Agron POLOVINA, pjesë e

Është një ndër pikturat nga Lini, që u zbulua së fundmi nga arkeologët edhe si vendbanimi më i hershëm i Europës, vepër e realizuar në vitin 2022, mes shumë veprave të tjera artistike me motive nga qyteti liqenor i piktorit Agron POLOVINA, i cili do të hapë nesër një ekspozitë në Pogradec.

Kolegu dhe miku i tij, Pashk Pervathi, në një shënim në rrjetin e tij social, Facebook, thotë se në “pamundesi që të jem nesër pjesë e hapjes së ekspozitës, i uroj nga zemra suksese te tjera e vepra te bukura”.
Pashk Pervathi ka lënë edhe një shënim mbi vlerat artistike të veprës së tij, si dhe rëndësinë që do të ketë ekspozita që do të çelet nesër në Pogradec.

Agron Polovina është një nga piktorët më të spikatur të pikturës bashkëkohore shqiptare. Ai ka një stil të veçantë që ndërthur impresionizmin me ngjyrat ekspresive të modernizmit.

Punimet e tij pasqyrojnë shpirtin, historinë dhe bukuritë natyrore të Shqipërisë. Ai është i njohur për aftësinë për të sjellë dritë dhe jetë në çdo telajo.
Polovina ka vite që kontribuon në pasurimin e artit pamor shqiptar. Me tablotë e tij ai ka marrë pjesë në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare.

Kritikët e artit e vlerësojnë për fuqinë emocionale që përcjellin veprat e tij. Ngjyrat e forta, gjurma e penelates dhe kontrastet e theksuara janë tipare dalluese të pikturës së tij. Shpesh temat e tij përqendrohen në jetën rurale dhe peizazhet shqiptare.

Portretet e realizuara nga Polovina janë plot karakter dhe individualitet. Dallohet per menyren kompozicionale te tyre. Pikturat e tij kanë një ndjenjë spontaniteti që i bën të duken në levizje. Shumë prej veprave të tij ndodhen në koleksione private dhe muze.

Ekspozitat e tij janë pritur gjithmonë me interes dhe entuziazëm nga publiku. Në punët e tij dallohet ndikimi i natyrës dhe dashuria për vendlindjen.

Ai arrin të transmetojë emocione të thella me penelate të sigurt dhe të ndjerë. Ngjyrat e përdorura prej tij pasqyrojnë dritën dhe ngrohtësinë mesdhetare. Polovina nuk ndjek thjesht modën, por krijon një gjuhë autentike artistike.

Pikturat e tij janë një ftesë për të reflektuar mbi bukurinë e vendit tonë. Ekspozita që hapet nesër në Pogradec pritet të jetë një ngjarje e veçantë kulturore. Ajo përmbledh punë të realizuara vitet e fundit, që pasqyrojnë pjekurinë e tij artistike.

Publiku do të ketë rastin të admirojë peizazhe, portrete dhe kompozime unike. Ky aktivitet synon të promovojë artin shqiptar dhe të nxisë vlerësimin për të. Agron Polovina mbetet një prej zërave më origjinalë të pikturës sonë bashkëkohore.”

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH