Piktura më lart është pjesë e Koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve e realizuar nga Vilson Kilica në vitin 1977. Artisti ka paraqitur peizazhin vjeshtor, duke theksuar ngjyrat e ngrohta dhe atmosferën melankolike që karakterizon këtë stinë.
Piktori Vilson Kilicai shte një nga studentët shqiptarë që mbaruan studimet e plota me rezultate të shkëlqyera për pikturë në Institutin e Pikturës, Skulpturës dhe Arkitekturës “Ilia Efimoviç Rjepin” në Leningrad (sot Shën Petërburg) të ish-Bashkimit Sovjetik (sot Rusia).
Vilson Kilica u lind në Vlorë më 2 qershor të vitit 1932 dhe ndërroi jetë në Tiranë më 7 korrik të vitit 2016. Ai ishte piktor, mozaiçist, muralist dhe i vlerësuar me titujt më të lartë të kohës “Piktor i Merituar” dhe “Piktor i Popullit”.
Më 7 korrik 2019 mbushen tre vjet nga ndarja nga jeta e Drejtorit të parë të Institutit të Arteve Shqiptare, piktorit Vilson Kilica.
Kilica do të nderohet nga brezat dhe do të jetë pjesë në historinë e artit pamor shqiptar si një mjeshtër i madh i pikturës shqiptare të shekullit XX, një artist i talentuar, një pedagog i ditur që përgatiti breza të të tër artistësh të rinj.