Arte

PIKTURA E DITËS: "Motive nga fshati"- Vepër e realizuar në vitin 1989 nga piktori i shquar Ismail Lulani

Shkruar nga Liberale

PIKTURA E DITËS: "Motive nga fshati"- Vepër e realizuar

Vepra më lart është realizuar në vitin 1989 nga artisti i shquar Ismail Lulani i cili pasqyron thjeshtësinë dhe bukurinë e jetës rurale shqiptare me ngjyra të ngrohta dhe kompozim të qetë. 

Ismail Lulani, mbeti ndër emrat e rëndësishëm të traditës shqiptare të pikturës. Ai lindi më 1933 në Tuz, Mal të Zi në moshën 69 vjeçare në qytetin e Shkodrës, Shqipëri.

Lulani është një ndër piktorët më origjinal e më të fuqishëm në historinë e artit Shqiptar, ai ishte një piktor shumë aktiv në krijimtarinë e tij ku eksploroi me mjeshtri në të gjitha gjinitë e pikturës, si kompozim, pejzash, portret e natyra të qeta.

Për meritat e tij ai është nderuar me çmime dhe tituj të kalibrit të lartë:

Në vitin 1979 i jepet titulli “Piktor i Merituar”

Në vitin 1989 i jepet titulli i lartë “Piktor i Popullit”

I është akorduar titulli “Naim Frashri I klasit të Parë”

Lulani u nda nga jeta më 6 tetor të 2002 duke mbetur një nga emrat më të respektuar të Shkodrës dhe një nga emrat më të shquar në historinë e artit shqiptar.

Pas vdekjes, në 70 vjetorin e lindjes iu akordua titulli “Krenaria e Shkodrës” i cili iu dorëzua të shoqes së artistit.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH