Arte

FOTO HISTORIKE/ Motrat e Mbretit Zog gjatë një ceremonie festive në vitin 1929 dhe DRAMA e tyre pas largimit nga Shqipëria

Shkruar nga Liberale

FOTO HISTORIKE/ Motrat e Mbretit Zog gjatë një ceremonie festive

“Motrat e Mbretit Zog gjatë një ceremonie festive në vitin 1929".

Sipër në këmbë, shefi i ceremonialit Sotir Martini dhe doktori personal Jani Basho.

Foto e rrallë është marrë nga profili i ish-drejtorit të arkivave, Kastriot Dervishi.

Mbreti Zog kishte 6 motra, Princeshë Adile, Princeshë Nafije, Princeshë Senije, Princeshë Myzejen, Princeshë Ruhije dhe Princeshë Maxhide.

Referuar faqes zyrtare të Familjes Mbretërore, ato qenë të parat në shoqërinë shqiptare që dolën në plazh me kostume banje europiane.

FOTO HISTORIKE/ Motrat e Mbretit Zog gjatë një ceremonie festive

- Princeshë Adile (1893-1966) u martua me Emin Bej Agolli-Doshishti dhe patën 3 djem ( Salih, Hysein, Sherafedin) dhe dy vajza (Teri, Danush). Ajo iu përkushtua familjes dhe të gjithë bashkë jetuan në Angli. Vitet e fundit i kaloi në Paris pranë djalit të saj të pamartuar, Salih.

-Princeshe Nafije (1896-1955)u martua me Ceno Bej Kryeziun. Ata patën një djalë, Esatin ose siç njihet ndryshe, Princ Tati. Ceno Bej u vra më 1927 në Pragë ku kryente shërbimin si ambasador. Pas vdekjes se tij, ajo me të birin jetuan ne Pallatin Mbreteror pranë Mbretit Zog, si edhe në ekzil. Ndërroi jetë në Kairo.

- Princeshë Senija (1903-1969) u martua me Princ Mehmet Abid të Turqisë, më 1936, djali i Sulltan Abdulhamid II. Ajo më vonë u divorcua dhe nuk pati fëmijë. Princesha qëndroi pranë vëllait dhe motrave pjesën tjetër të jetës. Vitet e fundit i kaloi në Kanë ku edhe ndërroi jetë një javë pas humbjes së motrës së saj, Princeshes Myzejen.

- Princeshë Myzejen (1905-1969) gjithashtu nuk u martua kurrë. Ajo jetoi gjithë jetën pranë Familjes Mbreterore. Tete vitet e fundit i kaloi në Kane, në vilen ku jetonin dy motrat e saj, Senije dhe Maxhide.

- Princeshe Ruhija (1906 -1948) nuk u martua kurrë. Ajo qendroi pranë të vellait dhe motrave gjatë viteve të ekzilit. Ndërroi jetë në Kairo pas nje lufte të gjatë me kancerin.

- Princeshe Maxhide (1907-1969) gjithashtu nuk u martua. Jetoi me Familjen Mbretërore deri më 1961, dhe me motrat e sajderi sa mbylli sytë në Kanë.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH