Aktualitet

“Il Messaggero”, ARTIKULL për pushimet e Melonit: TOP-SEKRET, por ka nevojë të relaksohet

Shkruar nga Liberale

“Il Messaggero”, ARTIKULL për pushimet e Melonit: TOP-SEKRET,

“Destinacioni i saj është i panjohur veçse do të jetë në Puglia për disa ditë. Ajo ka nevojë të relaksohet" - është ky titulli i “Il Messaggero”

“Sot është mbledhja e fundit e Këshillit të Ministrave para pushimeve verore (dhe ndalesës në Ankona). "Pushimet" zhvillohet deri rreth mesit të gushtit” shkruan e përditshmja italiane duke e ilustruar artikullin me një foto të kryeministres së Italisë gjatë pushimeve të kaluara krah kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me shumë gjasa nga pushimet e vitit të kaluar.

Pushimet e Melonit janë sekret. Destinacioni i saj është i panjohur, madje edhe për prindërit e saj. Ajo do të jetë në Puglia vetëm për disa ditë. Dhe nevojë të relaksohet."
Por edhe pse e përditshmja italiane është përpjekur të “gërmojë” nuk ka mundur dot të zbulojë asgjë. “Pushimet e Giorgia Melonit këtë vit, më shumë se kurrë, janë të mbuluara me sekret. Asgjë nuk dihet...” shkruan mes të tjerave “Il Messaggero”.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH