Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional drejtuar vajzës së tij, Ninës. Ai thotë se nuk e ka parë të bijën prej afro një viti dhe shpreh dhimbjen e madhe që ndien për këtë mungesë.
Në një postim në InstaStory, Fero shkruan:
"Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi."
Postimin ai e shoqëron me hashtagun #shtetikorruptuar.
Kjo s’është hera e parë që Fero ngre akuza për padrejtësi në çështjen e kujdestarisë, duke aluduar se ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, ka shkelur marrëveshjen për takimet me të bijën.