Sot në ora 11:00 prokurori Sotir Kllapi pritet t’i komunikojë mbylljen e hetimeve ish presidentit dhe kreut të lirisë Ilir Meta.
Avokati Kujtim Cakrani tha se do jenë te pranishëm edhe ai si mbrojtës dhe ish presidenti Meta, që pritet të transportohet nga 313 në ambientet e SPAK.
Komunikimi i mbylljes së hetimeve duhet të procedohej të hënën e kaluar, por meqenëse avokati i Metës gjendej jashtë vendit u shty për në fillim të kësaj Jave.
Më herët metës i janë komunikuar në datë 27 maj akuzat dhe po ashtu akuzuar dhe mbyllja e hetimeve i është deklaruar edhe Monika Kryemadhit, Pirro xhixhos, Ema Cokut dhe Fatime Kryemadhit.