Showbiz

Dua Lipa falënderon fansat pas përfundimit të Sunny Hill Festival: Ju e bëtë këtë festival të paharrueshëm

Shkruar nga Liberale.al

Dua Lipa falënderon fansat pas përfundimit të Sunny Hill

Pas një fundjave plot muzikë, emocione dhe energji pozitive në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, ka ndarë emocionet e saj në një postim të ndjerë në rrjetet sociale, duke falënderuar të gjithë ata që kontribuan në suksesin e këtij edicioni të Sunny Hill Festival.

“Jam e mbushur me mirënjohje dhe dashuri për familjen time të mrekullueshme dhe për ekipet e jashtëzakonshme që dhanë zemrën për këto net të paharrueshme,” shkroi Dua. Ajo gjithashtu falënderoi artistët pjesëmarrës dhe fansat që krijuan një atmosferë unike në kryeqytetin kosovar. “WOW – ju e bëtë këtë festival të paharrueshëm. Ju falënderojmë. Ju duam pafund. Deri vitin tjetër!”

Dua Lipa ishte kryeartiste në natën hapëse të festivalit dhe dhuroi një performancë spektakolare, duke ndezur skenën dhe zemrat e mijëra fansave.

Sunny Hill Festival u rikthye këtë verë me një program të pasur muzikor dhe me pjesëmarrjen e artistëve të njohur nga vendi dhe bota, duke e kthyer Prishtinën në qendrën e muzikës për disa ditë.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH