Aktualitet

Babë e bir dhunojnë 54-vjeçarin dhe i shkatërrojnë makinën, njëri në kërkim, tjetri nën hetim

Shkruar nga Liberale.al

Babë e bir dhunojnë 54-vjeçarin dhe i shkatërrojnë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Peqin, ku një konflikt mes tre personave ka përfunduar me dhunë fizike dhe dëmtime në pronë.

Sipas Policisë lokale, një 54-vjeçar ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë Peqin një 72-vjeçar dhe djalin e tij 39 vjeç, pasi këta të fundit e kanë dhunuar dhe i kanë dëmtuar makinën.

Nga hetimet paraprake mësohet se konflikti ka nisur për motive të dobëta, por më pas ka degjeneruar në përplasje fizike. Policia njofton se shtetasi A. T., 39 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se e ka goditur 54-vjeçarin me sende të forta dhe i ka dëmtuar automjetin. Ndërkohë, i ati i tij, V. T., 72 vjeç, akuzohet për kanosje dhe po hetohet në gjendje të lirë.

Materialet për këtë rast janë referuar në Prokurori dhe hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH