Një tërmet me magnitudë 2.7 ballë u regjistrua sot në orën 16:14 në afërsi të Tetovës. Sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 5 kilometra në jug-juglindje të qytetit dhe në një thellësi prej 10 kilometrash.
Fatmirësisht, nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale. Tërmeti është ndjerë lehtë nga disa banorë të zonës, por pa shkaktuar shqetësime të mëdha.
Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën.