Maqedoni

Ngjarje e rëndë në Tetovë/ Një i vdekur dhe disa të plagosur nga shkëmbimi i zjarrit mes dy automjeteve,

Shkruar nga Liberale

Ngjarje e rëndë në Tetovë/ Një i vdekur dhe disa

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e së dielës në Tetovë.

Nga të shtënat, ka mbetur i vdekur një person dhe janë tre të tjerë janë plagosur, sipas mediave në Maqedoninë e Veriut. Sipas policisë së Tetovës, ka pasur një shkëmbim zjarri mes dy automjeteve.

“Me date 10.08, ne SPB Tetovë, në ora 12:30, është raportuar se në kryqëzimin e rrugës “Ilinden” me rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka ndodhur një shkëmbim zjarri mes personave nga dy automjete, për pasojë ka ndodhur edhe një aksident trafiku, pas së cilës të dyja automjetet e kanë lëshuar vendin e ngjarjes, njëri prej tyre është drejtuar drejt rrugës “113”, ndërsa tjetri në drejtim të panjohur”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Nga Spitali i Tetovës, thuhet se 4 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore me lëndime të ndryshme nga të shtënat me armë zjarri.

“Rreth orës 12:20, në Urgjencën e Spitalit Klinik të Tetovës janë sjellë katër pacientë me lëndime të ndryshme trupore:
1. A.S., 60 vjeç, me frakturë në pjesën e këmbës,
2. R.T., 37 vjeç, me trup të huaj në regjionin e kraharorit,
3. D.R., 12 vjeç, me trup të huaj në pjesën e femurit,
4. O.O., 32 vjeç, me trup të huaj në zonën e gjoksit.
Pas ekzaminimeve të menjëhershme mjekësore dhe trajtimit sipas protokolleve të urgjencës, pacientët janë transferuar për trajtim të mëtejshëm në Klinikën Universitare në Shkup.
Spitali Klinik i Tetovës mbetet i përkushtuar në ofrimin e ndihmës mjekësore të shpejtë dhe profesionale në të gjitha rastet urgjente” thuhet në raportin e Spitalit të Tetovës.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH