
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, ka paralajmëruar marrjen e masave për krizën demografike në vend, teksa theksoi se në fakt kjo është një sfidë për të gjithë Europën.
Gjatë një aktiviteti të qeverisë, Mickoski tha se është koha për një shtet ku më shumë të rinj të martohen dhe të lindin më shumë fëmijë dhe lidhur me këtë ai propozoi mundësinë e vendosjes së taksave shtesë për personat që nuk janë të martuar.
Kjo sipas tij, është një formë për të nxitur rritjen e lindjeve. Ai shtoi se në vitin 2024, lindjet në vend ishin vetëm 16.061, ndërsa vdekjet arritën në 20.201, duke sjellë një rënie natyrore prej mbi 4 mijë personash.