Aktualitet

Aksident i rëndë në Gramsh/ Tre të plagosur dërgohen në Spitalin e Traumës

Shkruar nga Liberale.al

Aksident i rëndë në Gramsh/ Tre të plagosur dërgohen

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur sot në fshatin Sotirë të Gramshit, ku një makinë tip fuoristradë me tre persona në bord ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit, Ilir Hoxha, Fatjon Hoxha dhe Islam Bezati kanë mbetur të plagosur. Të tre u transportuan fillimisht në Spitalin e Gramshit, ku morën ndihmën e parë, ndërsa më pas u nisën drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH