Gjykata e Posaçme ka rrezuar kërkesën e ish-Presidentit Ilir Meta për të hequr masën e arrestit në burg.
Pas shqyrtimit të kërkesës nga gjyqtari Erjon Çela, gjykata vendosi të lërë në fuqi masën e arrestimit të dhënë ndaj tij, duke e mbajtur atë në burg.
Ish-presidenti dhe kreu i Partisë së Lirisë ndodhet në qeli pas masës së sigurisë të vendosur nga GJKKO, në kuadër të një hetimi të SPAK për çështje korrupsioni dhe pastrimi parash, akuza të cilat Meta i ka mohuar me forcë, duke i cilësuar “të motivuara politikisht”.