Në Bulqizë zjarret po përhapen me shpejtësi në kurorën e malit të “Liqenit të Zi” të njësisë Zerqan i cili i shfaq para tre ditës. Mësohet se aktualisht janë djegur rreth 10 hektarë pyje ahu dhe pisha.
Ndërkaq raportohet se forcat e shërbimit pyjor dhe atë të zjarrfikëses po punojnë për fikjen e zjarrit por e kanë shumë të vështirë për shkak të terrenit keq, ku e vetmja zgjidhe për shuarjen e zjarrit ngelet vetëm ndërhyrja nga ajri.
Po ashtu një vatër e re zjarri është shfaqur në Val të njësisë administrative Martanesh.