Aktualitet

Hapësirat publike/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, 3644 denoncime! Në krye të listës ankesat për trotuaret

Shkruar nga Liberale

Hapësirat publike/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, 3644

Në tre ditë nga hapja ne kësaj platforme numri shqetësime të dërguara është 3,644Këto janë statistikat e denoncimeve të deritanishme ku numri më i madh 1758 vjen nga Tirana pasuar nga Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.

RASTET E RAPORTURA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:

TIRANË TOTAL – 1758 raportime

DURRËS TOTAL – 294 raportime

ELBASAN TOTAL – 123 raportime

SHKODËR TOTAL – 122 raportime

Krahas shqetësimit kryesor për zënien e trotuareve qytetarët e Tiranës rendisin si shqetësim të dytë parkimet private ilegale.

Në Durrës si problematikë e dytë renditen ndërtimet pa leje dhe objektet në shkelje të lejes.

Ndërsa në Vlorë qytet nga kryeministri nisi rikthimin e hapësirave publike qytetarëve, 79 raportime lidhen me zënien e trotuarëve apo hapësirave komunitare Kanë mbërritur në këtë platformë 38 denoncime për ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes.  Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike  në 23 raste dhe 23 raportime për parkime të paligjshme.

VLORA, 191 RASTET E RAPORTURA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:

Zënie e trotuarëve apo hapësirave komunitare – 79

Ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes – 38

Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike – 23

Parking privat i paligjshëm – 23

Shkelje të tjera në dëm të pronës publike – 20

Numri më i lartë i raportimeve që vinë nga Shkodra dhe Elbasani lidhen me zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare.

Paçka se çdo ditë lirohen hapësira publike të dhënat që vinë nga portali “Hapësira ime Publike” tregojnë se mbetet ende shumë punë përpara, gjë e cila u reflektua në qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, kur tha se nuk jemi në një aksion sezonal por lufta me hapësirat e zëna do të vijojë gjatë katër viteve të ardhshme.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH