Një natë tmerri dhe paniku ishte mbrëmja e 12 gushtit për banorët e Delvinës, pa përhapjes me shpejtësi të zjarreve.
Forca të shumta zjarrfikëse, të bashkive të jugut por edhe të ardhur nga Tirana, forca të ushtrisë dhe banorë bënë të mundur shuarjen e zjarrit afër qytetit, ndërsa flakët vijojnë nga zona e Kakodhiqit.
Gjatë natës rreth 10 qytetarë nga Delvina kanë marrë ndihmë mjekësore për shkak të asfiksisë, në mjediset e Kinotetatrit ku u vendos përkohësisht spitali. Shtatë fshatra të djegura në Gramsh, zjarri ende jashtë kontrollit
Katër prej tyre ishin ushtarë të angazhuar për të shuar zjarret.
Ndërkiohë Sot në mëngjes situata vijon të jetë kritike dhe pritet ndërhyrja nga ajri. Tymi ka mbuluar zonën për shkak të flakëve masive, si dhe ka edhe ndërprerje të energjisë elektrike.
Por vlen të themi se zjarri rrezikoi edhe puset e naftës, çka mund të shkaktonte ndonjë tragjedi.
Forcat ushtarake evakuuan banorët, ndërsa u zhvendosën edhe pacientët e stafi mjekësor i spitalit.