Aktualitet

Ajazi flet nga terreni: Zjarri me përmasa të mëdha, por shpëtuam shumë banesa

Shkruar nga Liberale.al

Ajazi flet nga terreni: Zjarri me përmasa të mëdha, por

Zjarret që kanë përfshirë disa zona të Gramshit po vazhdojnë të shkaktojnë dëme serioze, ndërsa situata mbetet problematike. Kryebashkiaku i Gramshit, Besion Ajazi, ka deklaruar se janë djegur disa shtëpi, por falë ndërhyrjes së shpejtë janë shpëtuar shumë të tjera.

“Janë vetëm dy apo tri banesa të dëmtuara, ndërsa banorët nuk janë në rrezik. Është një zjarr me përmasa të mëdha, por puna e evakuimit të banorëve është bërë mirë,” u shpreh Ajazi.

Ai shtoi se dëme të mëdha janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë, ku shumë bagëti janë djegur, ndërsa bilanci i plotë i dëmeve pritet të bëhet publik në ditët në vijim.

Fatkeqësisht, zjarri ka marrë edhe jetë njerëzish. Një 80-vjeçar ka humbur jetën në një nga fshatrat e prekur, ndërsa tetë persona të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Forcat zjarrfikëse dhe trupat e ushtrisë vijojnë punën për të vendosur situatën nën kontroll.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH