Ky mëngjes në Delvinë gjeti dhjetëra ushtarë dhe zjarrfikës të shtrirë përtokë në rrugë, stola e bordura, të rraskapitur, si dhe fizikisht të paaftë për të përballuar orët e shumta pa gjumë, ndërsa luftojnë për të kontrolluar flakët që përhapen me shpejtësi.
Forcat që po angazhohen në shuarjen e zjarreve janë të lodhura nga puna e vazhdueshme, disa prej tyre nuk kanë fjetur prej 48 orësh dhe disa kanë më shumë se 3-4 javë që luftojnë çdo ditë me vatrat e zjarrit.
E shumë të tjerë po punojnë vetëm me disa orë pushim, me veshje të dëmtuara nga flakët e nxehtësia, me shenja në trup dhe fytyrë, e duke mos u hidratuar siç duhet në këto temperatura përvëluese.