Ky është Alfred Zhupani, një nga heronjtë i cili prej 3 ditësh po përpiqet të shpëtojë jetë njerëzore në zonat e pushtuara nga zjarret në Gramsh.
Oficeri i Krimeve Alfred Zhupani, ka lindur në një nga fshatrat që sot është shkrumbuar, e më konkretisht në fshatin Bletëz.
Gjatë këtyre ditëve të vështira që po kalojnë banorët e Gramshit, ai së bashku me shumë kolegë të tjerë kanë sfiduar rrezikun për të shpëtuar jetët njerëzore.
Në këtë foto, e cila është bërë virale, tashmë oficeri Zhupani shihet duke mbajtur në krahë një grua të moshuar dhe vrapon për tu shpëtuar flakëve.
E ndërsa 7 fshatra u shkrumbuan tërësisht nga flakët, dëmet në njerëz mund të ishin katastrofike, por falë këtyre heronjve, sot banorët ndihen më të sigurtë.