Në fshatin Nartë të Gramshit janë orë paniku. Banorët janë në luftë me kohën për t’i shpëtuar zjarrit. Nuk po shpëtojnë vetëm veten, por po kujdesen edhe për gjënë e gjallë.
Bagëtitë e imta dhe ato të trasha po çohen në zona të sigurta në mënyrë që mos të preken nga flakët. Banorët thonë se janë të tmerruar.
Edhe autoritetet e kanë fokusuar punën e tyre në evakuimin e njerëzve dhe shpëtimin e jetëve. Situata në zonë mbetet problematike. Për shuarjen e flakëve po punohet vazhdimisht edhe nga ajri me helikopterin e forcave të armatosura.