Mbrëmjen e së martës, pranë Shkollës së Mesme Sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës janë dëgjuar të shtena me armë zjarri. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.
Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon intensivisht për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Policia e shtetit po mbledhin dëshmi dhe po kryejnë kontrollime në zonë për të sqaruar shkaqet dhe autorët e të shtënave.