Aktualitet

Delvina në flakë, boshatiset spitali, evakuuohen banorët, zjarri i afrohet qytetit!

Shkruar nga Liberale

Delvina në flakë, boshatiset spitali, evakuuohen banorët, zjarri

Në Delvinë, situata e zjarreve është alarmante, ndërsa flakët janë duke avancuar drejt qytetit.

Mësohet se zjarri po i afrohet depove të naftës dhe spitalit, duke rritur rrezikun për përhapjen e mëtejshme dhe një krizë më të madhe në zonë.

Për të shmangur aksidente tragjike, është urdhëruar evakuuimi i pacientëve në spital si dhe heqja e bombolave të oksigjenit, ndërsa i gjithë stafi i spitalit është në gatishmëri dhe në perimetër sigurie përreth godinës.

Për shuarjen e flakëve janë angazhuar katër mjete zjarrfikëse, dhjetëra efektivë dhe një numër i madh banorësh, të cilët po lagin me ujë zonat përreth shtëpive për të penguar përhapjen e zjarrit.

Disa banorë të lagjeve të prekura janë evakuuar, ndërsa pacientët e spitalit të qytetit janë transferuar përkohësisht dhe po strehohen në kinoteatrin e Delvinës.

Pamjet nga Delvina, i ka postuar në Facebook edhe kryedemokrati Sali Berisha. “Delvina po përjeton tmerr! Po digjen lagjja Llakë dhe Xhetmahall. Ka shpërthime granatash! Nuk pati asnjë ndërhyrje nga ajri për ta parandaluar paradite!”, shkruan ai.

Pritet që Ministria e Mbrojtjes të dalë me një njoftim zyrtar, ndërsa problematike mbetet situata në Gramsh e Tepelenë. Më herët, u raportuan 30 vatra aktive zjarri në thuajse të gjitha qarqet e vendit.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH