Aktualitet

U gjet pa shenja jete në apartamentin e saj në Sarandë, kush është 63-vjeçarja amerikane

Shkruar nga Liberale

U gjet pa shenja jete në apartamentin e saj në Sarandë, kush

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Sarandën, ku një shtetase amerikane, Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeç, është gjetur pa shenja jete në banesën e saj.

Viktima, e cila kishte zgjedhur të jetonte në Shqipëri gjatë viteve të fundit, u gjet e pajetë në apartamentin që kishte blerë në qytet.

Ndërsa fillimisht dyshohet për vdekje natyrale, burime nga grupi hetimor nuk përjashtojnë as mundësinë e mbidozës si shkak i vdekjes. Hetimet vijojnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
SHQIPENGLISH