Aktualitet

News24 prej 3 ditësh "BLOCK OUT"/ Gazetarë, kameramanë e punonjës të televizionit në PROTESTË: Do ta ringrejmë sërish TV-në!

Shkruar nga Liberale

News24 prej 3 ditësh "BLOCK OUT"/ Gazetarë, kameramanë

Ditën e sotme ashtu sikurse ishte paralajmëruar edhe më herët, gazetarë, kameramanë e punonjës të News 24, janë mbledhur para godinës së televizionit ku prej tre ditësh i janë vënë shiritat. 

“Ne nuk jemi kriminelë që na sillni ushtri dhe Polici”; “Mos e fikni derën e të vërtetës”, e shumë pankarta të tjera në duar, punonjësit e kompanisë Fokus Media News, si dhe kolegë të tyre po protestojnë para televizionit dhe po kërkojnë nga ana e autoriteteve që kthehen në në vendin tyre të punës si zakonisht.

Në këtë protestë, në mbështetje të gazetarëve kanë shkuar dhe politikanë të opozitës, si Ina Zhupa, Ervin Salianji, Luçiano Boçi e të tjerë të cilët kërkojnë një zëri rikthimin e sinjalit të këtij televizioni. 

Gazetarja e njohur Klodiana Lala theksoi se News24 është një histori suksesi, duke shtuar se “do ta ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policisë”.

Ajo shtoi se sot ishte radha e News24 dhe nesër do të jetë radha e një televizioni tjetër.

"News24 është një histori suksesi. Ne jemi këtu sepse o ta ringremë këtë televison pavarësisht arrogances së pushtetit, barabarisë që u futën forcat e ushtrisë dhe policies. Gazetaria është mison.

Jam dëshmitare prej 19 vitesh se si janë përcuar lajmet në këtë redaksi, kemi qenë aty ku ngjarja ka ndodhur. News24 do të jetë për të raportuar cdo detaj për qytetarët. Sot ishte radha e News24, nesër do të jetë radha diku tjetër, New24  është histori që do vijojë, s’ka police e ushtarë të na ndalojë. Publiku sërish do kthejë televizionin tek News24."- u shpreh ajo. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH