Aktualitet

Zjarret në vend/ Nga veriu në jug, 14 vatra janë ende aktive! Në dizpozicion 2 helikopterët Black Hawk të Emirateve të Bashkuara Arabe

Shkruar nga Liberale

Zjarret në vend/ Nga veriu në jug, 14 vatra janë ende aktive!

Situata e zjarreve në rang vendi vijon të jetë e rënduar. Gjatë 24 orëve janë raportuar 38 vatra zjarri, nga të cilat 14 janë aktive.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 68 zjarrfikëse me 601 forca operacionale. Ato ndihmonë nga Forcat e Armatosura me 183 forca ushtarake.

Në qiellin shqiptar fluturojnë 3 helikopterë të forcës sonë ajrore, një i Çekisë, një tjetër i Sllovakisë, si dhe një Canadair nga Kroacia. Ky i fundit ka ndërhyrë prej orëve të para në Synej të Rrogozhinës.

Në dispozicion sot janë edhe dy helikopterët Black Hawk të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Instituti i Gjeoshkencave ka bërë me dije se sot nuk priten reshje prandaj rreziku është i lartë në të gjitha qarqet. Por në disa zona pritet rrezik shumë i lartë më konkretisht në jug të Qarkut Shkodër, veri të Qarkut Lezhë dhe Perëndim të Qarkut Elbasan.

“Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 42 °C në vendet e ulët, ndaj përsërisim thirrjen për qytetarët të tregojnë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta dhe të njoftojnë çdo vatër zjarri pranë autoriteteve vendore”, njoftoi Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile.

Vatrat aktive:

*Qarku Vlorë – Në bashkinë Finiq, zjarri ka kaluar në fshatin Krane, njësia administrative Mesopotam. Në terren kanë operuar: 37 efektivë me 6 automjete zjarrfikëse të bashkive Finiq, Sarandë, Konispol dhe Delvinë, 20 forca policore, 30 forca bashkiake dhe vullnetare, të ndihmuar nga Forcat e Armatosura me 28 efektivë, 4 automjete zjarrfikëse, 1 autoambulancë, 1 autobot, 60 forca ushtarake dhe mbështetje nga ajri.

Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Gjatë ditës është riaktivizuar vatra e zjarrit brenda fshatit Krongj. Është bërë evakuimi i banorëve. Në vendngjarje ndodhen 2 automjete zjarrfikëse të MZSH, 1 autoambulancë dhe mjete transporti. Në ndihmë kanë shkuar dhe 2 automjete zjarrfikëse të FA. Gjatë gjithë natës vatra aktive më problematike ishte ajo në fshatin Leshnicë e Poshtme. Në terren kanë operuar 3 mjete zjarrfikëse me 8 efektivë të MZSH Finiq dhe Konispol të ndihmuar nga FA me 2 mjete zjarrfikëse dhe 15 forca të FA si dhe 1 grup FNSH.

*Në parkun e “Rëzom” (zonë e mbrojtur), te maja e “Lucës”, njësia administrative Vergo, mbi tunelin e Skërficës. Për shkak të terrenit të thyer është e vështirë ndërhyrja, por në vendngjarje kanë shkuar punonjësit e AdZM.

*Në fshatin Bolenë, njësia administrative Horë-Vranisht, bashkia Himarë. Gjatë natës kanë monitoruar 1 automjet zjarrfikës me 3 efektiv MZSH si dhe 3 forca të pyjores. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 20 forca të FA.

*Në fshatin Lukovë, njësia administrative Lukovë, bashkia Himarë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra. Në terren po punojnë efektivët e MZSH Himarë, Sarandë me 3 automjete zjarrfikëse dhe 11 efektivë, për shuarjen e tij. Gjithashtu ka operuar edhe avioni Kroat Canadair. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të ndihmuar dhe nga 1 mjet zjarrfikës me 3 efektivë të MZSH, Fier.

*Qarku Lezhë – Në fshatin Malaj i Epërm, në lagjen “Vjollcë”, njësia administrative Rrëshen, bashkia Mirditë, ku zjarri është izoluar në sipërfaqe pyjore me pisha, lis dhe shkurre. Vatra e zjarrit është nën kontroll të plotë, por forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

*Qarku Dibër – Malin e Allushit, në afërsitë fshatit Plani Bardhë, bashkia Klos, vatra e zjarrit është nën kontroll dhe po monitorohet nga 6 efektivë të MZSH dhe 1 automjet zjarrfikës.

*Qarku Berat – Në bashkinë Poliçan, jashtë territorit të Uzinës Mekanike, vazhdon aktive vatra e zjarrit në një sipërfaqe me shkurre dhe ullishte. Zjarri ka kaluar mbi ujësjellësin, pranë një grupi banesash dhe pranë qytetit tek Azili i të Moshuarve. Në terren kanë operuar forcat e MZSH të bashkisë Poliçan, Berat, Skrapar, Lushnje, Patos dhe Roskovec me 7 automjete zjarrfikëse dhe 25 efektivë, të ndihmuar nga 60 efektivë të FA e mbështetje nga ajri. Vazhdon puna me intensitet nga forca operacionale për vënien nën kontroll të tij. Janë bërë evakuime të banorëve.

*Qarku Tiranë – Në vendin e quajtur “Mali i Bërzhitës”, fshati Ibë, njësia administrative Bërzhitë, bashkia Tiranë. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe prej 5 Ha në zonë me shkurre dhe ferra. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

*Në fshatin Ballaj dhe Zhabjak, njësia administrative Kryevidh, bashkia Rrogozhinë. Zjarri mori përmasa duke rrezikuar banesat e fshatit Ballaj, por pas një pune të palodhur të forcave zjarri është vënë nën kontroll, ndihmuar edhe nga një helikopter i FA dhe 50 efektivë. Janë shpëtuar mbi 50 banesa, ku në 6 prej të cilave zjarri arriti deri në oborr, por fatmirësisht pa shkaktuar asnjë dëm. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për eliminimin e plotë të vatrës.

*Në fshatin Okshtun, njësia administrative Lekaj, bashkia Rrogozhinë. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit.

*Në fshatin Peqinaj, njësia administrative Synej, bashkia Kavajë, Si pasojë është përshkuar rreth 10 ha sipërfaqe. Ditën e sotme forcat operacionale po vijojnë të punojnë për shuarjen e zjarrit.

*Qarku Durrës – Në malin e Krujës, sipër fabrikës së çimentos, bashkia Krujë, ka rënë zjarr në sipërfaqe me pyll pishe. Në terren janë angazhuar 15 forca operacionale, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e tij. Intensiteti i zjarrit është ulur. Ditën e sotme forcat operacionale po e mbajnë në monitorim.

*Qarku Gjirokastër – Në fshatin Turan, njësia administrative Qendër Tepelenë, bashkia Tepelenë, ku vatra është izoluar, por po vijon monitorimi.

*Qarku Elbasan – Në fshatin Mukaj, njësia administrative Kukur, bashkia Gramsh, situata ka qenë problematike për shkak të erës, duke rrezikuar edhe banesat. Ditën e sotme forcat operacionale po punojnë për shuarjen e zjarrit, të mbështetur dhe 8 efektivë dhe 12 forca te bashkisë Gramsh.

*Në vendin e quajtur tek “Uzina”, bashkia Cërrik. Aktualisht zjarri është izoluar dhe vijon puna për fikjen e plotë të vatrës se zjarrit

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH