Aktualitet

"Të ndërpritet bllokada policore ndaj News24", Ferederata Europiane e Gazetarëve: Media të kthehet në funksion!

Shkruar nga Liberale

"Të ndërpritet bllokada policore ndaj News24", Ferederata

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), së bashku me degët e saj në Shqipëri, Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Shoqatën e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri (AEJ Albania) dhe Shoqatën e Gazetarëve Profesionalë të Shqipërisë (APJ Albania), si dhe rrjetin SafeJournalists (SJN), kanë kërkuar menjëherë ndalimin e bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit në godinën e Focus Media Group, ku veprojnë televizioni News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në deklaratën e EFJ thuhet se “Më 9 gusht, në kuadër të një operacioni policor, u ndalua hyrja e punonjësve të medias në ambientet e punës dhe u ndërpre energjia elektrike, duke prishur sinjalin e transmetimit të News24 pa paralajmërim apo urdhër ligjor. Ky veprim u krye në kuadër të një konflikti tregtar midis pronarit të News24 dhe një kompanie shtetërore të armatimeve.

Kështu si pasojë, News24 është detyruar të transmetojë përmes YouTube për tre ditë dhe sot po zhvillon një protestë, e cila gëzon mbështetjen e plotë të EFJ-së”.

Isa Myzyraj, Kryetar i AGSH-së, dënoi këtë veprim duke theksuar: “Edhe pse prona është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis pronarëve të News24 dhe shtetit shqiptar, kjo nuk legjitimon praninë e forcave policore dhe ndërprerjen e njëanshme të sinjalit të transmetimit.” Ai përmendi edhe forma të tjera presioni ndaj bizneseve të pronarit të medias.

AEJ Albania dhe APJ Albania kërkuan rikthimin e plotë të aksesit të gazetarëve në ambientet e punës dhe sigurimin e kushteve për të punuar, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e masave të marra.

Presidentja e EFJ-së, Maja Sever, theksoi: “Asnjë media nuk duhet të përjetojë ndërprerje ose bllokim të shërbimeve editoriale pa paralajmërim apo urdhër ligjor paraprak. Ne bëjmë thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet për rikthimin e plotë të funksionimit të mediave, përfshirë sinjalin e News24, dhe për të ofruar arsyetim ligjor për pengimin e aksesit të publikut në përmbajtjen mediatike. EFJ qëndron në solidaritet të plotë me protestën e gazetarëve dhe i bën thirrje autoriteteve të respektojnë të drejtën e tyre për të protestuar.”

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH