Aktualitet

Komandanti i zjarrfikëses dërgohet në spital pas djegieve

Shkruar nga Liberale

 

Komandanti i zjarrfikëses dërgohet në spital pas djegieve

Komandanti i Shërbimit të Zjarrfikëses Delvinë ka marrë plagë djegieje, teksa ishte pjesë e operacionit për shuarjen e flakëve në fshatin Blerimas.

Bëhet me dije se komandanti ka marrë djegie në dorë dhe këmbë. Menjëherë pas djegieve është transportuar në spitalin e Delvinës, ku ka marrë ndihmën e parë, nga ku është transportuar mandej në spitalin e Sarandës për mjekim më të specializuar.

Shqipëria vijon të jetë në luftë me flakët e zjarrit prej disa ditësh për shkak të temperaturave të larta dhe erës në zona të caktuara që i favorizon. Situata më problematike paraqitet në jug të vendit. Në zonën e Syrit të Kaltër në Sarandë, ku situata është rënduar, janë evakuuar vizitorët. Ndërkohë një vatër zjarri ka rënë edhe ndërmjet fshatrave Janjar dhe Ninat të Konispolit, ku rrezikohet një stan me 350 bagëti të imta dhe dy sipërfaqe të mbjella me ullishte dhe arra.

Situata më e rëndë vijon të jetë edhe në Finiq, ku për ditë me radhë zjarri kalon nga njëri fshat në tjetrin. Në fshatin Leshnicë e Poshtme të Finiqit u dogjën disa banesa. Momentalisht zjarri ka kaluar në fshatin Krane, të njësisë administrative Mesopotam.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH