Në dhjetëditëshin e parë të muajit gusht nga Stacioni i Policisë Kufitare Qafë Botë dhe Porti i qytetit në Sarandë kanë hyrë e dalë:
Kanë hyrë 14.249 shtetas shqiptarë
Kanë dalë 12.920 shtetas shqiptarë
Kanë hyrë 41.870 shtetas të huaj
Kanë dalë 37.681 shtetas të huaj
Ndërkohë:
Kanë hyrë 4456 mjete shqiptare
Kanë dalë 3849 mjete shqiptare
Kanë hyrë 7668 mjete të huaja
Kanë dalë 5936 mjete të huaja
Ky muaj ka nisur me fluks të shtuar si në aeroportin e Tiranës, në Portin e Durrësit dhe Vlorës, por edhe në pikat kufitare turistike, ku përveç të huajve është muaji i kthimit të emigrantëve të cilët zgjedhin të pushojnë në vendin e tyre.