Një aksident ndodhi pasditen e sotme në Rrugën e Arbrit, brenda tunelit tek "Ura e Vashës".
Bëhet me dije se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur disa persona, të cilët më pas janë dërguar me urgjencë në spitalin e Burrelit.
Në video shihet përplasja e dy mjeteve dhe radha e gjatë e makinave që është shkaktuar nga aksidenti. Aktualisht nuk dihen rrethanat e sakta dhe shkaqet që shkaktuan aksidentin.