Aktualitet

KPA rrëzon ankesën e gjyqtarit Kudusi Shahu, vendimi i KPK-së mbetet në fuqi

Shkruar nga Liberale.al

KPA rrëzon ankesën e gjyqtarit Kudusi Shahu, vendimi i KPK-së

Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) ka shpallur sot vendimin për çështjen e gjyqtarit Kudusi Shahu, në kuadër të procesit të vettingut.

Trupa gjykuese e përbërë nga Sokol Çomo, Mimoza Tasi, Albana Shtylla, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, vendosi në mënyrë unanime që të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të dhënë më 12 dhjetor 2022.

Ky vendim nënkupton se ankesa e gjyqtarit Shahu është rrëzuar, dhe ai përjashtohet nga sistemi i drejtësisë sipas vendimit të mëparshëm të KPK-së.

Vendimi i KPA-së është përfundimtar dhe hyn në fuqi menjëherë, pa të drejtë ankimi.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH