Sikur të mos mjaftonin zjarret në gjithë Shqipërinë, duket se flakët nuk po kursejnë as kodrat fare pranë zonave rezidenciale pranë kryeqytetit.
Duke qenë se forcat janë përqendruar në zjarret e mëdha si në jug ashtu edhe në veri, mesa duket ndihma ka munguar në këto zona.
Një vatër e madhe zjarri është aktivizuar mbi kodrën te Misto Mame, siç njihet ndryshe, dhe lidhet fare pranë nga krahu tjetër me një zonë rezidenciale shumë të njohur të Tiranës.
30 vatra zjarri janë aktualisht aktive në vendin tonë, ndërsa në jug është zona më problematike.