Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez mbajti një koncert spektakolar në Spanjë si pjesë e turneut të saj “Up All Night”. Ky është turneu i saj i parë pas gjashtë vitesh dhe deri tani po rezulton shumë i suksesshëm.
Gjatë performancës, një pankartë u ngrit në publik me mbishkrimin: “J.Lo, martohu me mua?” Reagimi i Lopez ishte epik dhe la publikun të habitur. Ajo tha:
“Mendoj se kam mbaruar me këtë! E kam provuar disa herë.”
Kjo deklaratë erdhi pas një historie të gjatë dashurie dhe martesash për këngëtaren. Jennifer është martuar disa herë gjatë jetës së saj:
Në vitin 1997 me Ojani Noa, por u ndanë pas një viti.
Në 2001 me Cris Judd, por u divorcuan në 2003.
Në 2004 me Marc Anthony, me të cilin ka binjakët Emme dhe Max. Ata u ndanë në 2014.
Më pas ajo u fejua me Alex Rodriguez në 2019, por çifti u nda në vitin 2021.
Në vitin 2022, Lopez u martua me aktorin Ben Affleck, pas rikthimit të lidhjes së tyre pas 20 vitesh. Por fatkeqësisht, edhe kjo martesë përfundoi në divorc në fillim të këtij viti.
Tani Jennifer Lopez duket se po i jep vetes pak kohë për të reflektuar dhe për t’u përqendruar tek ajo që e bën të lumtur, muzika.