Pas disa lajmeve që qarkulluan në media dhe rrjetet sociale për një incident gjatë festivalit “Nona” në Përmet, këngëtarja Anxhela Peristeri ka reaguar për të sqaruar situatën.
Në një postim në Instagram, Peristeri tha se lajmi është i pavërtetë dhe se nuk është goditur në skenë. Ajo tregoi se bëhej fjalë për një fëmijë që po luante me një kanaçe dhe ajo vetë e mori atë për të shmangur ndonjë rrezik.
“Të dashur miq e fansa që më keni shkruar gjithë ditën sot, dua t’ju them që jam shumë mirë! Nuk më ka prekur asnjë kanaçe në skenë, thjesht ka qenë një fëmijë i vogël që luante me atë kanaçen dhe e mora që të mos lëndohej. Si gjithmonë, lajmi është ekzagjeruar! Ju dua shumë dhe faleminderit për interesin që keni treguar,” shkroi ajo.
Ngjarja ndodhi më 8 gusht, gjatë një koncerti në qytetin e Përmetit, ku Anxhela ishte një nga artistet që performuan në festivalin kushtuar gjysheve shqiptare. Video nga momenti u shpërndanë në TikTok, duke ngjallur reagime të ndryshme.
Organizatori i festivalit, Bled Mane, reagoi menjëherë nga skena dhe kërkoi që fëmijët të largoheshin nga shkallët, duke paralajmëruar se koncerti mund të ndërpritej nëse situata përkeqësohej.
Përfundimisht, vetë këngëtarja konfirmoi se gjithçka ishte një keqkuptim dhe nuk kishte asnjë incident të rëndë.