Showbiz

"Si nënë që jam, s'duroj dot më", Madona kërkesë Papa Leos: Të lutem, shko vizito FËMIJËT në Gaza, çoju dritën jeshile!

Shkruar nga Liberale

"Si nënë që jam, s'duroj dot më", Madona

Madonna i ka kërkuar Papa Leos të vizitojë Gazën në një mision humanitar për të ndihmuar fëmijët palestinezë që po vdesin nga uria, duke thënë se “nuk ka më kohë”.

Ylli i muzikës popiu lut Papës së ri që të vizitonte enklavën në një postim në Instagram duke shkruar:

“Atë i Shenjtë. Të lutem shko në Gaza dhe sill dritën tënde tek fëmijët para se të jetë tepër vonë. Si nënë, nuk mund ta duroj dot vuajtjen e tyre. Fëmijët e botës u përkasin të gjithëve. Ti je i vetmi prej nesh që nuk mund të të mohohet hyrja.”

Madonna tha se po i bënte thirrje Leos të vizitonte Gazën sepse “politika nuk mund të ndikojë në ndryshim”, por “ndërgjegjja mundet”. Në postimin e publikuar në ditëlindjen e djalit të saj, Rocco, Madonna tha se dhurata më e mirë që mund t’i bënte është “t’u kërkojë të gjithëve të bëjnë çmos për të ndihmuar në shpëtimin e fëmijëve të pafajshëm të zënë në mes të zjarrit në Gaza”. Që kur filloi mandatin e tij, Papa ka qenë i ashpër në kritikat e tij ndaj luftës së Izraelit në Gaza, duke shprehur vazhdimisht shqetësimin e tij për civilët palestinezë që përballen me bombardimet izraelite.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH