Aktualitet

Amerikania 63-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj në Sarandë

Shkruar nga Liberale.al

Amerikania 63-vjeçare gjendet e pajetë në banesën e saj

Një grua me shtetësi amerikane është gjetur e pajetë paraditen e sotme në banesën e saj në qytetin e Sarandës.

Viktima është identifikuar si Sharly Lynn Chaddick, 63 vjeçe. Ajo kishte disa vite që jetonte në Sarandë, ku kishte blerë një shtëpi dhe ishte vendosur për të jetuar.

Trupi i saj është transportuar në morgun e qytetit, dhe pritet të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Tiranë për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Autoritetet lokale kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes. Deri tani nuk raportohet për shenja dhune apo dyshime për ngjarje kriminale.

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH