Në Gramsh situata e zjarrit vazhdon të jetë shumë e vështirë. Era e fortë ka përhapur zjarrin me shpejtësi, duke bërë që vatra të reja të dalin në zona të ndryshme, duke përfshirë shumë shtëpi dhe bagëti.
Në pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen momentet kur ekipet mjekësore i vijnë në ndihmë personave të cilët arritën të evakuohen nga shtëpitë e tyre, pasi u përfshinë nga flakët.
Shumë prej banorëve të fshatrave të Gramshit dhe Delvinës u detyruan të lënë shtëpitë e tyre pas urdhërit për evakuim nga Ministria e Mbrojtjes, pasi rrezikonin jetën nga zjarret.