Aksident me pasojë vdekje në afërsi të fshatit Shkallë të Bashkisë Konispol. Nga përplasja e dy motorrëve, ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi Urim Çaze 70 vjec, banues në Konispol.
Ndërkohë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Besnik Arapi. Forca policie dhe ambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes për dokumentimin e plotë të saj.
Njoftimi i policisë:
“Sot, rreth orës 10:40, në vendin e quajtur “Shkallë”, Konispol, shtetasi K. A., rreth 45 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, është përplasur me një tjetër motomjet, me drejtues shtetasin U. Ç., 74 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, shtetasi U. Ç. ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa drejtuesi tjetër, K. A., ka marrë dëmtime dhe po transportohet për në spital.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.”