Aktualitet

Zjarret/ Kryebashkiaku i Gramshit, Ajazi: Përdorëm edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpitë

Shkruar nga Liberale

Zjarret/ Kryebashkiaku i Gramshit, Ajazi: Përdorëm edhe forcën

Kryetari i bashkisë së Gramshit, Besion Ajazi i bëri apel sot banorëve të fshatrave Nartë dhe Skënderbegas të largohen nga banesat e rrezikuara nga flakët.

Në një prononcim për mediet, Ajazi tha se “situata paraqitet alarmante dhe emergjente”.

“Zjarri ka djegur e shkatërruar gjithçka. Po përpiqemi të shpëtojmë banesat.

Kemi evakuuar njerëzit që në orët e para të mëngjesit. Po punojmë me të gjitha strukturat”, tha Ajazi.

“Thirrja kryesore është për banorët, të ruajnë gjakftohtësinë pa panik. Të shpëtojmë sa më shumë të mundemi, të kenë besim te këta djem që po punojmë.

Kemi përdorur edhe forcën për të larguar banorët nga shtëpitë e tyre, apeli është të largohet edhe banori i fundit”, u shpreh kryetari i bashkisë Gramsh.

Situata e zjarreve në Gramsh prej ditës së djeshme është problematike, për shkak të përhapjes së flakëve.

Në dy fshatrat, Nartë dhe Skënderbegas gjendja paraqitet më problematike, ndërsa po punohet intensivisht për shuarjen e zjarrit nga forcat zjarrfikëse dhe 3 helikopterë të Forcave të Armatosura.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH