Letërsi

LIBRI I DITËS: "Trofeu"- Gaea Schoeters zbulon mendjen e shtrembër të një perëndimori që udhëhiqet nga një busull

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Trofeu"- Gaea Schoeters zbulon mendjen e

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Trofeu"

Autor: Gaea Schoeters

Përktheu: Viola Trifoni

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: OMBRA GVG

Viti i botimit: 2025

Faqe: 336

Çmimi: 1.200 Lekë

Përshkrimi

Edhe pse një tregtar aksionesh jashtëzakonisht i pasur, ai është një njeri që ka pasion gjuetinë e kafshëve të mëdha, prandaj udhëton në Afrikë për prenë e tij, rinocerontin, të fundit nga 'Pesë të Mëdhenjtë që ende nuk ka arritur t'a kapë. Gjahu ia shton adrelinën, më shumë se gjithçka tjetër, i jep ndjesinë e të qenit gjallë. Për më tepër, ai është i bindur se gjuetia e trofeve krijon jo vetëm mundësi punësimi, por edhe të ardhura të mjaftueshme, që popullsia vendase e ka nevojë të ngutshme për të luftuar gjuetinë e paligjshme.

Pas zhgënjimit në ndjekje të rinocerontëve, ai zbulon, se ekziston diçka enigmatike. Ky është edhe momenti kur ekspedita e tij merr një kthesë të mbrapshtë.

Me romanin Trofeu', Schoeters zbulon mendjen e shtrembër të një perëndimori që udhëhiqet nga një busull morale e dyshimtë, për vlerën e jetës së individit apo të një kafshe. Stilistikisht ajo i ndërton tensionet hap pas hapi duke i vendosur gjuetarin perëndimor, gjuetarin vendas dhe gjuetarin e ri, kundër njëri-tjetrit, si në një lojë shahu sfiduese dhe magjepsëse dhe nënvizon egzistencës fizike e cila kërcënohet çdo çast nga komploti.

 

Liberale Newsroom

Lirimi i hapësirave publike, a duhej bërë në mes të sezonit turistik?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH