Letërsi

LIBRI I DITËS: "Vera që më mësoi të dashuroj"- ROMAN nga Fabio Suraci, aty ku heshtja flet më shumë se fjalët...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Vera që më mësoi të

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Vera që më mësoi të dashuroj"

Autor: Fabio Suraci

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Muza Botime 

Nr i faqeve: 207

Çmimi: 1.200 Lekë

Përshkrimi

Shpresa për një jetë më të mirë është e vetmja gjë që na shtyn të ecim përpara. Këtë e di mirë Danieli, i cili në çastin më të errët të jetës, kapet fort pas kësaj shprese për të mos u rrëzuar. Takimi me Lilin, një vajzë me shpirt të pastër si askush tjetër që kishte njohur më parë, e bën të kuptojë se e ardhmja mund të jetë e ndritshme dhe ia vlen të përpiqet për të, sidomos kur ka pranë dashurinë.

Por Lili është sa e pastër, aq edhe e mistershme, sepse fsheh një sekret që shpjegon pse Danieli nuk e ka dëgjuar kurrë zërin e saj.

“... Shiko, mund të të ndodhë të përjetosh çaste të forta me Lilin, sepse ajo e tillë është, dhe kur bën diçka ... e bën gjithmonë në një mënyrë të veçantë. Ndaj përgatitu për situata të çuditshme, por edhe për çaste të veçanta që do të të lënë pa frymë. Dhe, mbi të gjitha, përgatitu të mos lejosh që këto çaste të ndikojnë te ti”.

Pak nga jeta e autorit

Fabio Suraci ka lindur në Gallarate, Itali, në vitin 1974. Ka shkruar dhjetë romane në zhanre të ndryshme: thriller, fantazi, romancë, aventurë, për fëmijë dhe të rritur. Shkrimtarët e tij të parapëlqyer janë: Stephen King, Dean Koontz, Jeffery Deaver, Harlan Coben dhe James Patterson.

Kur shkruan dëgjon gjithnjë muzikë, e cila e frymëzon për të krijuar histori të pasura me imagjinatë dhe personazhe të larmishme. Ndihet mirë pranë vendeve malore, herë-herë në pyll apo buzë oxhakut. Natyra, pyjet, pemët, kafshët - çdo vend malor e frymëzon dhe i ushqen imagjinatën për të rrëfyer çdo herë një histori të re.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH