Letërsi

LIBRI I DITËS: "Bija Kubane"- ROMAN rreth sekreteve familjare, fuqisë së të kaluarës dhe forcës së fatit...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Bija Kubane"- ROMAN rreth sekreteve familjare,

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Bija Kubane"

Autor: Soraya Lane

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Dituria

Viti i botimit: 2025

Nr i faqeve: 306

Çmimi: 1.250 Lekë

Përshkrimi

Një roman i mbresëlënës rreth sekreteve familjare, fuqisë së të kaluarës dhe forcës së fatit...

Klaudia shtrëngon në dorë një send që i ngjan një kutie të vogël bizhuterish. Brenda saj ruhet diçka shumë e çmuar për të: një copëz letër me skicën e një embleme, një fragment nga një e kaluar e panjohur. Dikur i përkiste gjyshes së saj, figurë enigmatike për të cilën Klaudia nuk di asgjë. Pikërisht kur duket se jeta e saj ka marrë tatëpjetën, ky zbulim bëhet pikënisja e një udhëtimi që e çon larg gjithçkaje.

Një udhëtim që fillon në Havanë, në Kubë, në një shtëpi të madhe e hijerëndë, të pabanuar që nga vitet '50. Fillimisht i ngjan sikur ka përballë një fotografi bardhezi, një imazh i mbetur pezull në kohë. Por Klaudia e kupton që, pas atyre tullave të zverdhura e të mbuluara me myshk, ai vend fsheh histori të rëndësishme: dashuri, pasione, zhgënjime e madje edhe një tragjedi të papërshkrueshme.

Klaudia fillon të gërmojë në të shkuarën e njerëzve që kanë banuar mes atyre mureve, familjes së pasur Diaz dhe perandorisë së sheqerit që ajo kishte në pronësi në vitet '50. Historitë e saj gërshetohen me ato të Esmeralda Diazit, e dashuruar me dikë - një dashuri e ndaluar dhe pa të ardhme.

Kuba është në pragun e ngjarjeve të mëdha historike që shënjojnë fort fatin e personazheve. Duke bashkuar copëzat e jetës së paraardhësve, Klaudia zbulon çelësin për t'ia nisur nga e para. Tani gjithçka varet prej saj. A do të dijë t'i çmojë këto zbulime dhe të dëgjojë vërtet zemrën e vet?

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH