Letërsi

'107 Ditë', LIBRI i Kamela Harris që zbulon PRAPASKENAT e fushatës presidenciale në SHBA

Shkruar nga Liberale

'107 Ditë', LIBRI i Kamela Harris që zbulon PRAPASKENAT e

Në një mesazh video në mediat sociale, ish-nënpresidentja e SHBA-së e përshkroi librin që do të dalë së shpejti si "një rrëfim i prapaskenave" të përvojës së saj gjatë fushatës zgjedhore.

Ka kaluar pak më shumë se një vit që nga vendimi për të garuar për postin e presidentes së SHBA, dhe Kamala Harris ka diçka për të thënë rreth saj.
Harris njoftoi të enjten publikimin e një libri të ri kujtimesh rreth garës së saj historike presidenciale.

Libri prej 320 faqesh, i titulluar "107 Ditë", duke iu referuar kohëzgjatjes së fushatës së saj të shkurtuar presidenciale, do të botohet nga Simon & Schuster në shtator.

“Që kur lashë detyrën, kalova shumë kohë duke reflektuar mbi ato ditë dhe me sinqeritet e reflektim, kam shkruar rrëfimin e prapaskenave të fushatës”, - tha Harris me një mesazh video në mediat sociale.

"Unë besoj se ka vlerë në ndarjen e asaj që pashë, asaj që mësova dhe asaj që do të duhet për të ecur përpara."
Harris përfundoi duke kryesuar fushatën presidenciale demokrate pas tërheqjes së Bidenit dhe u mund nëntorin e kaluar nga republikani Donald Trump. Ajo në rast fitoreje do të ishte gruaja e parë që do të bëhej Presidente e Shteteve të Bashkuara.

'107 Ditë', LIBRI i Kamela Harris që zbulon PRAPASKENAT e

“Kamala Harris është një udhëheqëse e veçantë amerikane”, tha në një deklaratë drejtori ekzekutiv i Simon & Schuster, Jonathan Karp. “107 Ditë e trajton dramën e kandidimit për president më mirë se çdo gjë tjetër që kam lexuar.”
Harris konfirmoi se nuk do të kandidojë për guvernatore të Kalifornisë në vitin 2026, duke i dhënë fund muajve të spekulimeve mbi pjesëmarrjen e saj në garë.
Ajo konsiderohet ende një kandidate e mundshme presidenciale për vitin 2028.

'107 Ditë', LIBRI i Kamela Harris që zbulon PRAPASKENAT e

Libri i saj i ardhshëm i Harris do të jetë i dyti pas “The Truths We Hold” (2019), i cili përshkruan fëmijërinë dhe karrierën e saj të hershme politike deri në Senatin e SHBA-së.

Shtëpia botuese e Harris, Simon & Schuster, është veçanërisht e mësuar me këtë lloj formati, teksa në katalogun e saj përfshihen disa autobiografi figurash të njohura nga presidentët Jimmy Carter, Richard Nixon dhe Ronald Reagan.
Në vitin 2024, shtëpia botuese botoi librin “The Art of Power”, rrëfimin e Nancy Pelosi-t për përvojën e saj si Kryetarja e parë grua e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së.

Shtëpia botuese Simon & Schuster publikoi gjithashtu të katër kujtimet e Hillary Clinton, përfshirë "What Happened" (2017), që flet për kandidimin e saj të dështuar presidencial të vitit 2016.
Libri i kujtimeve të Kamala Harris "107 Ditë" del më 23 shtator.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH