Letërsi

LIBRI I DITËS: "Jam pjesë e botës sate"- ROMAN nga Abby Jimenez, një dashuri që sfidon çdo pritshmëri...

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Jam pjesë e botës sate"- ROMAN nga Abby

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Jam pjesë e botës sate"

Autor: Abby Jimenez

Përktheu: Agim Doksani

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Bota Shqiptare

Nr i faqe: 400

Çmimi: 1.400 Lekë

Përshkrimi

Pas një basti të çmendur, një sandviçi të shijshëm me djathë të pjekur dhe përqafimit me djalin e pashëm, bota e Aleksia Montgomerit kthehet përmbys. Shkaku: Daniel Granti, karpentieri jashtëzakonisht tërheqës, që është dhjetë vjet më i ri se ajo dhe tip shumë sportiv, krejt e kundërta e Aleksias vajzës qytetare të sofistikuar. Dhe kimia mes tyre është e papërmbajtur. 

Ndërsa prindërit e saj ultra të pasur duan që ajo të vazhdojë traditën familjare si kirurgë me emër, Aleksia nuk dëshiron as lavdi e as famë. Ndihet e kënaqur si mjeke "e thjeshtë" urgjence. Dhe çdo minutë që qëndron me Danielin e miqtë  e qytetit ku ai jeton, ajo zbulon atë që është me të vërtetë e rëndësishme. Megjithatë, fakti që marrëdhënia e tyre bëhet më e fortë se sa një aventurë, do të thotë që t'i kthejë shpinën familjes e të heqë dorë nga mundësia për të ndihmuar mijëra njerëz.

Futja e Danielit në botën e saj është e pamundur e megjithatë, ajo nuk mund të heqë dotë as nga gëzimi që ka gjetur nga lidhja me të. Me aq shumë diferenca mes tyre, si mundet Aleksia të zgjedhë midis botës së saj dhe atij?

Mbi autoren

Abby Jimenes është fituese e çmimit Food Network, shkrimtare bestseller e USA Today dhe New York Times si dhe fituese e Minnesota Book Award në vitin 2022 me romanin Jeta është shumë e shkurtër. Abby ka hapur qysh në vitin 2007, në kuzhinën e saj, ëmbëltoren Nadia Cakes, firmë që ka fituar një numër të madh  garash në Food Network dhe ka plot ndjekës në të gjtihë botën. Abby-t i pëlqejnë romancat e bukura, kafeja, qentë trupvegjël dhe qëndrimi në shtëpi. 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH