Letërsi

LIBRI I DITËS: "Intermexo"- Një histori tejet prekëse për zinë, dashurinë dhe familjen

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Intermexo"- Një histori tejet prekëse

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Intermexo"

Autor: Sally Rooney

Përktheu: Durim Taçi

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Onufri

Viti i botimit: 2025

Nr i faqeve: 468

Çmimi: 1.500 Lekë

Përshkrimi

Nga autorja e librit bestseller prej miliona kopjesh, "Njerëz normalë", vjen një histori tejet prekëse për zinë, dashurinë dhe familjen.

Përveç faktit se janë vëllezër, Piteri dhe Ivan Kubeku duken se kanë pak të përbashkëta.

Piteri është avokat në Dublin, në të tridhjetat e tij i suksesshëm, i aftë dhe me sa duket, i pacenueshëm. Por, pas vdekjes së të atit, ai po merr ilaçe për të fjetur dhe po përpiqet të menaxhojë marrëdhëniet e tij me dy gra të ndryshme: dashurinë e tij të parë, Silvian dhe Naomin, një studen-te universiteti, për të cilën jeta është një shaka e gjatë.

Ivani është një njëzetedyvjeçar që konkurron në lojërat e shahut. E ka parë gjithnjë veten si njeri të tërhequr në marrëdhëniet shoqërore, vetmitar, antiteza e vëllait të tij të shkathët. Tani, në javët e para të zisë, Ivani njihet me Margaretin, një grua më e madhe në moshë që po del nga e shkuara e vet e trazuar dhe jetët e tyre ndërthuren shpejt e intensivisht.

Për dy vëllezër në zi dhe njerëzit që ata dashurojnë, ky është një interlud i ri - një periudhë dëshire, dëshpërimi dhe mundësie një shans për të zbuluar se sa mund të mbajë jeta brenda vetes, pa u thyer.

 

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH