Letërsi

LIBRI I DITËS: "Shpikja e Morelit"- Shkrimtari argjentinas Adolfo Bioy Casares, vjen me një histori magjike që sfidon kohën dhe realitetin

Shkruar nga Liberale

LIBRI I DITËS: "Shpikja e Morelit"- Shkrimtari argjentinas Adolfo

RUBRIKA DITORE E LIBRIT TË PËRZGJEDHUR NGA LIBERALE.AL

Titulli: "Shpikja e Morelit"

Autor: Adolfo Bioy Casares

Përktheu: Erion Karabolli

Kategoria: Roman

Shtëpia Botuese: Pika Pa Sipërfaqe

Çmimi: 800 Lekë

Përshkrimi

Një i arratisur mëson vendndodhjen e një ishulli në mes të oqeanit, ku thuhet se një sëmundje vdekjeprurëse i pret gjithë mysafirët. Në ishull, i arratisuri është dëshmitar i fshehtë i ndërveprimeve e dëfrimeve të një grupi njerëzish të sërës së lartë. Nga skutat, ai bie në dashuri me njërën nga gratë që bujnë në ishull. Mirëpo diçka nuk përputhet: përpjekjet e tij për të komunikuar me këtë grua dështojnë rregullisht; do skena që kanë ndodhur një herë, përsëriten; në qiell ka jo një diell, por dy, dhe vapa është e dyfishtë.

Këta janë përbërësit e një vepre që Borges e quan “pa precedentë” në letërsinë hispano-amerikane – romani perfekt, sipas tij. “Shpikja e Morelit”, njëherazi romancë, roman fantastik, thriller dhe horror, me një subjekt të ngërthyer me mjeshtëri të rrallë, u bë një nga gurët themeltarë të “bumit” letrar hispano-amerikan në gjysmën e dytë të shekullit XX.

Pak nga jeta e autorit

Adolfo Bioy Casares (1914-1999) qe një nga figurat më prodhimtare e më me ndikim në botën letrare argjentinase dhe më gjerë.

I lindur në gjirin e borgjezisë së lartë të Buenos Airesit, pati mundësinë t’i përkushtohej letërsisë përgjatë gjithë jetës. Shkroi prozë të shkurtër e të gjatë, artikuj kritikë, përktheu dhe qe redaktor i një sërë antologjish me rëndësi.

Qe një nga miqtë dhe bashkëpunëtorët më të ngushtë të Jorge Luis Borges-it, së bashku me të cilin shkroi një numër veprash me pseudonime të ndryshme.

 

Liberale Newsroom

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Qeveria e re a duhet të ketë në përbërjen e saj edhe ministra nga diaspora?

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH