Aktualitet

“Nuk iki dot more, kam kujtimet e mia këtu”, banorja në Delvinë s'pranon të lerë banesën: Më dhimbset!

Shkruar nga Liberale

“Nuk iki dot more, kam kujtimet e mia këtu”, banorja në

Një banore nga Delvina ka refuzuar të lërë banesën e saj. Ajo thotë për Top Channel se organet kompetente nuk reaguan në kohë për zjarrin duke mos ndërhyrë me avionë.

“Më dhimbset shtëpia, kam kujtimet e mia këtu. Jam për pushime, më bërtasin të gjithë por nuk iki dot. Me dhimbset, kam gjithë kujtimet, si të iki”-shprehet banorja.

Më herët gjatë ditës së sotme, Ministria e Mbrojtjes lëshoi një njoftim urgjent ku u kërkonte banorëve të fshatrave Nart dhe Skënderbegas të Gramshit, e po ashtu banorëve të Delvinës, të largohen nga banesat e tyre dhe të evakuohen.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH