Aktualitet

Shkoi të shuante zjarret në Delvinë, nënkryetari i bashkisë përfundon në spital

Shkruar nga Liberale

Shkoi të shuante zjarret në Delvinë, nënkryetari i

Nënkryetari i Bashkisë së Delvinës, Filip Xuxi, në përpjekje për të shuar zjarret përfundoi në spital këtë të mërkurë, pas përballjes së tij me zjarret që kanë përfshirë zonën.

Ndërkohë, flakët e zjarrit në Delvinë janë drejtuar sërish drejt depozitave të gazit në lagjen “Kasapaj”.

Aty është situata më e rëndë, ku janë përqendruar forcat më të mëdha zjarrfikëse.
Banorët e kësaj lagjeje janë evakuuar më herët nga forcat e policisë.
Depozitat e gazit rrezikoheshin edhe mbrëmjen e së martës nga flakët, por situata u menaxhuar nga zjarrfikësit.
Por sot duket se zjarri po i rrezikon sërish.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH