Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar në lidhje me zjarret në vend.
Përmes një njoftimi, ambasada thotë se po vazhdon të ndjekë nga afër disa zjarre në zona të ndryshme të vendit.
Ndër të tjera, ambasada u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret.
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë po vazhdon të ndjekë nga afër disa zjarre në zona të ndryshme të vendit dhe u bën thirrje të gjithë qytetarëve amerikanë të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga zjarret. Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Për më shumë informacion, vizitoni https://al.usembassy.gov/alert-emergency-message-for-u-s…/”, thuhet në njoftim.