Aktualitet

ALARMI i zjarreve/ 14 të arrestuar, si të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme

Shkruar nga Liberale

ALARMI i zjarreve/ 14 të arrestuar, si të dyshuar për

Gjatë 24 orëve të fundit, policia ka identifikuar dhe arrestuar 14 persona për zjarrvënie të qëllimshme, duke e trajtuar me urgjencë situatën e shpërthyer nga flakët në disa zona të vendit. Shumica e zjarreve, që kanë përfshirë pyje, kullota dhe pasuri natyrore, dyshohet të jenë ndezur nga autorë të qëllimshëm.

Në rajone të ndryshme të vendit, si në fshatrat e Beratit, Dimalit dhe në parkun kombëtar të Vjosës, janë regjistruar zjarrvënie që kanë shkaktuar dëme të mëdha në pasuri të patundshme, si dhe kanë rrezikuar jetën e banorëve. Nga hetimet e deritanishme, rezulton se një 62-vjeçar është identifikuar si autor i zjarrvënies në fshatin Iliras, ku u dogjën tre banesa dhe një sipërfaqe e konsiderueshme toke.

Po ashtu, në qytetin e Beratit janë arrestuar katër persona të tjerë për zjarrvënie në lagjen “Uznovë” dhe fshatrat Osmëzezë e Drenovicë. Zjarret në këto zona kanë rrezikuar banesa dhe sera, dhe kanë shkatërruar pemë frutore në pronësi të shtetasve të ndryshëm.

Në Dimal, janë arrestuar dy persona të dyshuar për ndezjen e zjarrit në fshatin Samatic, ku janë djegur pemë ulliri dhe ka pasur rrezik për djegien e serave. Zjarret kanë përfshirë gjithashtu parkun kombëtar të Vjosës, ku është shkaktuar dëm i konsiderueshëm në florën dhe faunën e zonës.

Një tjetër rast është i 58-vjeçarit nga fshati Dushk, i cili dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij dhe ka penguar zjarrfikësit në përpjekjet e tyre për të shuar flakët.

Për të përballuar këtë situatë emergjente, Forcat Kombëtare të Sigurisë, Shqiponjat dhe patrullat e përgjithshme janë angazhuar në terren për të ndihmuar në evakuimin e banorëve të rrezikuar dhe për të mbështetur shuarjen e flakëve. Po ashtu, Emergjencat Civile dhe zjarrfikësit janë në vazhdimësi të angazhuar për të menaxhuar situatën dhe për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarreve.

Liberale Newsroom

A duhet të ishin porositur më herët helikopterë për menaxhimin e zjarreve, në vend të investimit për satelitët “Albania 1” dhe “Albania2”

  • Po!
  • Jo!
Powered by the Tomorrow.io Weather API
SHQIPENGLISH